Surroi: Problemet si ai me targat janë trashëgimi nga procesi i kaluar negociator NULL NULL 30/11/2021 30/11/2021 Publicisti Veton Surroi ka thënë se procesi negociator me Serbinë ka filluar në premisa të gabuara dhe se edhe tani është duke u zhvilluar në të njëjtën gjë. Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se dialogu Prishtinë-Beograd nuk duhet të ndalet në çështje dytësore, por duhet të merret me marrëveshjen përfundimtare. “Procesi negociator ka filluar mbi premisa të gabuara dhe po zhvillohet në premisa gabuara. Premisa është që nuk ka përfunduar statusi i Kosovës dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një farë forme të akomodimit të statusit”. “Atë se çfarë ka bërë ky ekip negociator tash është që të deklarojë se kjo premisë është e gabuar dhe se duhet të kthyer në burim. Nuk duhet shpenzuar shumë kohë në çështje dytësore, por duhet thelluar tek marrëveshja ligjshmërish e obligueshme e cila do të krijojë konditat për marrëdhënie të fqinjësisë mes dy shteteve të barabarta”. Surroi ka theksuar se të gjitha diskutime e tanishme të dialogut si targat dhe Asociacioni i Komunave Serbe janë trashëgimi i proceseve të kaluara negociatore Kosovë-Serbi. “Ne po flasim për targat tani sepse këto janë trashëgimi nga procesi i kaluar negociator dhe nga moszgjidhja e një problemi evident. Problemi evident është se Kosova ka pranuar të negociojë për çështje si targat dhe Kosova ka marrë obligime”. “Jo vetëm Hashim Thaçi si kryeministër, por edhe parlamenti ka marrë obligim të themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe edhe pas tetë vjetësh ende merremi me këtë çështje, vjen një president slloven dhe thotë se duhet ta zbatoni këtë. Sot shtetet e QUIN-it thonë se duhet të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Deçanin”, ka thënë Surroi.
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 23 sekonda më parë
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 2 minuta më parë
Kosova Në Serbi thuhet se Vuçiq po rri sonte në Bruksel, tenton të kapë edhe një mundësi takimi me Kurtin (VIDEO) 12 minuta më parë