Surroi: Pasi të relaksohet situata me COVID-19 do të rriten apetitet politike, s’do të flitet për ekonominë NULL NULL 09.04.2020 22:19 09.04.2020 22:19 Publicisti Veton Surroi ka thënë se pandemia e Koronavirusit do të ketë pasoja edhe në ekonominë e Kosovës. “Neve na kushton sot. Ka qytetarë që kanë mungesë rezervash. Do të ketë biznese që nuk do të mund të dalin përtej kësaj krize. Kafiteritë dhe restorantet me 3 muaj e kanë humbur jastëkun që kanë pasur në afarizmin e vet”. “Një pjesë e madhe e ekonomisë tonë varen nga remitancat që do të vinë të zvogëluara. Të gjitha këto kanë dimension të humbjes. Nuk besoj që për këto çështje do të mendohet shpejt”, ka thënë Surroi, njofton Klan Kosova. Ai në Rubikon ka theksuar se kur të kalojë situata me virusin Korona për shkak të apetiteve politike nuk do të flitet për gjendjen ekonomike. “Kur tash në kohë pamendie merremi me kush cka tha në Parlament, në Twitter… Imagjinojeni kur pak të relaksohet situata. Kur të ketë dozë çlirimi do të rriten apetitet politike dhe diskursi politik degjenerativ që nuk do të lejojë debat se çfarë do të bëhet në ekonomi”. “Ka mundësi që të thellohet kriza”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024