Superushqimet që rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin NULL NULL 18.06.2025 12:29 18.06.2025 12:29 Kur bëhet fjalë për shëndetin afatgjatë, mjekja Amy Shah thotë se nuk është fanse e dietave. Ajo mbështet një qasje praktike ndaj të ushqyerit, bazuar në shkencë dhe atë që hamë çdo ditë. Shah dha disa këshilla për mënyrën se si e përdor ushqimin si një mjet për përqendrim më të mirë, më shumë energji dhe një humor më të qëndrueshëm, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Ja çfarë ha ajo rregullisht dhe pse: Kivi për gjumë dhe tretje më të mirë Një nga rutinat e saj të mbrëmjes përfshin – kivin. Jo vetëm sepse është freskues, por sepse, siç thotë ajo, ju ndihmon të flini më mirë, veçanërisht nëse luftoni me pagjumësinë ose ndryshimet në nivelet tuaja hormonale. Boronica për trurin Ajo i quan boronicat “fruti i saj që do ta merrja me vete në një ishull të shkretë” – dhe për një arsye të mirë. Ato janë plot me antocianina dhe flavanol, substanca që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore. Një porcion në ditë, thotë Shah, mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen e punës. Studimet tregojnë gjithashtu se fëmijët që i hanë rregullisht kanë rezultate më të mira në teste – kështu që nëse keni një takim ose provim të rëndësishëm që po afron, e dini se çfarë të hani për mëngjes. Fruta agrume për humorin Portokajtë, grejpfruti dhe fruta të tjera agrume gjenden shpesh në kuzhinën e saj, veçanërisht në dimër. Ndërsa shumica i lidhin ato me imunitetin dhe vitaminën C, Shah thekson një tjetër përfitim të tyre – ato ndihmojnë me stresin dhe përmirësojnë mirëqenien emocionale. Kakao për kujtesën Më në fund, lajme të mira për adhuruesit e çokollatës. Shah është një adhuruese e madhe e flavanoleve, dhe kakaoja është plot me to. Këto substanca nxisin rrjedhje më të mirë të gjakut, mbështesin shëndetin e zemrës dhe trurit dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e fokusit dhe kujtesës ndërsa plakemi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.