Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Superndeshja Brooklyn Nets – La Lakers ekskluzivisht në Art Sport 1

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 18.02.2021 16:00

E premtja sportive në Artmotion zbardhet me kryendeshjen e javës në NBA.

Direkt nga Staples Center përmes Art Sport 1 vjen përballja ndërmjet kampionit në fuqi LA
Lakers dhe pretendentëve për këtë titull sivjet, Brooklyn Nets. Në këtë duel të gjigantëve të NBA të dyja skuadrat do të kenë nga një mungesë të madhe: për Lakers nuk do të luaj Anthony Davis kurse Brooklyn Nets udhëton pa Kevin Durantin. Ky ballafaqim fillon të premten nga ora 04:00 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

04:00 BROOKLYN NETS – LA LAKERS ART SPORT 1

Pas humbjes nga Denver Nuggets ku Davis mbeti i lënduar Lakers u rikthyen shpejtë te fitorja përballë Ujqve të Minnesotas duke triumfuar me rezultat 112:104.

Në këtë ndeshje të rëndësishme të sezonit, 17 herë kampionët janë tejet të motivuar dhe sërish do të udhëhiqen nga LeBron James i cili në moshën 36 vjeçare nuk po tregon shenja të plakjes përkundrazi, me paraqitjet e tij fantastike është një nga kandidatët për MVP dhe po e drejton skuadrën drejt mbrojtjet së titullit që do të ishte e 18-ta dhe rekord në NBA.

Duhet theksuar se Lakers në 5 ndeshjet e fundit kanë 4 fitore hiç disfatën nga Nuggets ndërsa
në total kanë 22 fitore e 7 humbje dhe renditen në vendin e dytë të Perëndimit.

Nga ana tjetër, Brooklyn Nets pas serisë negative prej tri humbjeve rresht u këndellen me një marshim prej 4 fitoreve radhazi duke përfshirë fitoret ndaj Golden State dhe Steph Curryn të cilët i demoluan (134 – 117) dhe së fundmi ndaj skuadrës Phoenix Suns të cilëve iu ndërpren formë fantastike dhe serinë prej 6 fitoreve rresht (128 – 124).

Megjithatë, Brooklyn Nets do të jenë shumë të hendikepuar sepse drejt Kalifornisë do të
udhëtojnë pa lojtarin më të mirë të skuadrës, Kevin Durant.

Aktualisht K.D. luan me mesatare prej 29 pikëve për ndeshje, 7.3 kërcimeve , 5.3 asistimeve dhe
1.4 bllokadave dhe ky kontribut do të jetë mungesë e madhe për Brooklynin pasi që strategjia e lojës së kryetrajnerit Steve Nash dhe mentorit të tij Mike D’Antonit bazohet në filozofinë sulmuese të “shënimit të dy pikëve më shumë se rivali” pavarësisht nga sasia e pikëve që i pranon.
Rrjedhimisht, barra sulmuese do t’i bie dyshes Harden – Irving e cila ishte fenomenale në 4 fitoret paraprake sidomos në dy të fundit kundër Sacramentos dhe Phoenixit kur luajtën pa Durantin. Hë për hë, Brooklyn Nets rënditen në vendin e dytë të bregut Lindor me 18 fitore e 12 humbje.


MUNGESAT

Mungesat tek Lakers do të jenë, veç Anthony Davis edhe Kostas Antetokounmpo ndërsa tek
Nets pos Durantit pritet të mungojnë Spencer Dinwiddie, Nicolas Claxton dhe Iman Shumpert.
Kryendeshja mes dy pretendentëve për titull kampioni në NBA që aktualisht zënë pozitat e dyta në Lindje respektivisht, Perëndim, zhvillohet të premten në mëngjes nga ora 04:00 dhe transmetohet , drejtpërdrejt në Art Sport 1.

PESËSHET E MUNDSHME STARTUESE
LA LAKERS: Marc Gasol, Markieff Morris, LeBron James, Caldwell-Pope, Dennis Schroder.
BROOKLYN NETS: DeAndre Jordan, Bruce Brown, Joe Harris, Kyrie Irving, James Harden.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.