Superliga, sot luhet derbi Llapi – Gjilani NULL NULL 23.09.2023 10:26 23.09.2023 10:26 Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes Llapit dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00. Llapi do të kërkojë vazhdimin e rezultateve pozitive, ku aktualisht e mban vendin e parë me 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani por që ka një ndeshje më pak. Ndërsa, në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e shtatë me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje. Në anën tjetër, ndeshja e dytë që do të luhet sot është ajo në mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, e cila po ashtu nis nga ora 15:00. Dukagjini është në vendin e 8-të me vetëm tri pikë, ndërsa Fusha Kosova është në vendin e fundit me vetëm një pikë në pesë xhiro të luajtura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.