Lajmet e fundit

Malisheva ka shënuar fitore të thellë 0-4 ndaj Llapit, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të javës së gjashtë të Superligës.
Vusal Iskanderli kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 40-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Xhemajli Ibishi nga penalltia, Lorent Talla dhe Mark Bushaj.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Llapi mbetet i teti me vetëm 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini dhe Ballkani barazuan 0-0. Skuadra e Armend Dallkut mbetet e pamposhtur pas gjashtë xhirove, me tri fitore dhe tri barazime, ndërsa Ballkani ka 10 pikë.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: