Superliga e Kosovës sot sjell dy ndeshje interesante NULL NULL 04.04.2025 08:54 04.04.2025 08:54 Malisheva vs Prishtina - Foto nga Arkiva; Këtë të premte, po vijnë dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli 74 do të përballet me Dritën nga ora 15:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, transmeton Klankosova.tv. Në tabelë Drita zë vendin e parë me 57 pikë, derisa Feronikeli radhitet i fundit me vetëm 14 pikë. Nga ana tjetër, Malisheva është nikoqire e Prishtinës, derisa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë me fillim nga ora 15:00. Malisheva renditet e treta në tabelë me 41 pikë, ndërsa me 35 pikë Prishtinë zë vendin e katërt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Ancelotti në rrezik, mund të shkarkohet nëse Reali nuk shkon tutje në Champions 10/04/2025