Superliga e Kosovës, përfundon dhe java e dytë NULL NULL 24.09.2020 09:58 24.09.2020 09:58 Mbyllet java e dytë në Superligën e Kosovës me dy ndeshjet mes Llapit dhe Gjilanit dhe Ballkanit me Feronikelin. Ndeshja e parë mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi 0:1 në favor të Gjilanit me golin e vetëm të Darko Nikaq në minutën e 64. Gjilanit po ashtu iu akordua një penallti në minutën e 52-të ku nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Faton Hajdari. Ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit u mbyll me fitoren e Ballkanit me rezultat 3:2. Mirlind Daku ishte realizatori i vetëm tek ekipi i Ballkanit ku e përfundoi javën e dytë me hat-trick, kurse në anën tjetër tek ekipi i Feronikelit golashënues i vetëm ishte braziliani Marclei me dy golat e tij në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 86-të dhe 88-të. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë