Lajmet e fundit

Sezoni i ri i Superligës në basketboll po afrohet.
Trepça, Bashkimi, Peja, Ylli, Prishtina, Bora, Rahoveci dhe Vëllaznimi janë gati që të nisin rrugëtimin për të arritur te titulli.
Kampionia e Kosovës, Trepça, në xhiron e parë është mysafire e Rahoveci 029, kurse derbi i javës së parë është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina-Peja.
Mitrovicasit dhe pejanët do të ndeshen në javën e dytë, kurse në xhiron e tretë përballen nënkampioni Bashkimi dhe Trepça.
Java e parë do të zhvillohet më 19/20 shtator. /Klankosova.tv