“Superkupa e Evropës”, Atalanta i reziston Real Madridit në pjesën e parë NULL NULL 14.08.2024 21:47 14.08.2024 21:47 Berat Gjimshiti, Superkupa e Evropes Është mbyllur pa gola pjesa e parë e Superkupës e Evropës në futboll, ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas. Të dyja skuadrat u munduan të krijojnë rastet tyre, por që rrjetat mbeten të pa prekura, raporton Klankosova.tv. Madrilenët startuan me këtë 11-she: Courtois; Mendy, Rudiger, Militao, Carvajal, Tchouameni, Valverde, Vinicius, Bellingham, Rodrygo, Mbappe. Ndërkaq skuadra nga Bergomo, zbriti në Varshavë me këtë formacion: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri, Pasalic, De Ketelaere, Lookman. Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv. Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024