Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Super Liga e Kosovës: Sigal Prishtina 104:60 KB Peja

NULL NULL
24.11.2019 18:43

Ka përfunduar ndeshja e basketbollit midis skuadrës Sigal Prishtina dhe KB Peja me rezultat 104:60 në favor për kryeqytetasit.

Kjo përballje që është zhvilluar në kuadër të Super Ligës së Kosovës, është luajtur në palestrën e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultat 58:34, ku prishtinasit ishin dukshëm më të mirë. Paraqitjen e mirë kampionët e kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë, kështu duke arritur që ta përmbyllin takimin me rezultat 104:60.

Te Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 21 pikë, Mikaile Tmusiq dhe Divine Myles nga 18 sosh dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë dhe 12 kërcime.

Te Peja më i miri ishte Henrik Sirko me 12 pikë dhe nëntë kërcime.

Sigal Prishtina tani ka shtatë fitore dhe tre humbje, kurse Peja katër fitore dhe gjashtë humbje.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.