"Sunny Hill" merr 17 hektarë tokë, premton park të madh e spektakël muzikor (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sunny Hill” merr 17 hektarë tokë, premton park të madh e spektakël muzikor (VIDEO)

NULL NULL
nga Rejhane Selimi 2 months më parë

Në 17 hektarë tokë në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës, do të krijohet një park i madh me pemë të shumta e pjesë tjera gjelbëruese nga kompania “Sunny Hill”.

Në mes do të vendosen tre bina ku do të performojnë këngëtarë me famë botërore për katër ditë në gusht të këtij viti, këtë do ta mundësojë festivali “Sunny Hill”. Kështu deklaroi menaxheri i këtij festivali, Alban Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë e tëra. Komuna e Prishtinës mund të organizojë plot festivale tjera në këta 17 hektarë tokë në bazë të marrëveshjes që kanë kompania me të.

Mbi të gjitha, shton ai, në verë do të vinë shumë turistë të cilët do t’i sjellin shumë të ardhura kryeqytetit të Republikës së Kosovës.