Ani pse për sivjet nuk ishte konfirmuar se do të këndojë në Sunny Hill Festival, Dua Lipa u ngjit në skenën ku adhuruesit e saj dëshironin ta shihnin për ta kënduar hitin “One Kiss” që e kishte realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.

16:20, 5 Gusht 2019 Autor: Hekuran Sokoli

“Jam në festivalin më të mrekullueshëm në  botë”, ishte kjo përshtypja e një artisti që mori pjesë në njërin prej festivaleve më të mëdha të organizuar në Kosovë.

Sunny Hill Festival tashmë tradicional, solli dhjetëra artistë të huaj dhe mijëra adhurues të muzikës së zhanreve të ndryshme në Prishtinë.

Për tre ditë radhazi në Parkun e Gërmisë që njihet si mushkëria e Prishtinës, u “hospitalizuan” mijëra të rinj për t’u mbushur me frymë artistike, shkruan Klan Kosova.

Sikurse në vitin e kaluar ku performuan artistë si: Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix, emrat e artistëve me nam ndërkombëtar nuk i munguan skenës së festivalit as sivjet.

Padyshim se ekskluziviteti i kësaj ngjarjeje ishte këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, e cila me ekstravagancën e saj në natën e parë, shtyri mediat ndërkombëtare si “Daily Mail” që të shkruajnë për të dhe për vendin ku këndoi, Kosovën.

Ndërkaq, rep artisti me origjinë kosovare, Labinot Gashi, ishte ai që prej kohësh nëpër rrjetet sociale kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë festival.

Më 3 gusht (në natën e dytë) autori i hitit “Creep on me” me energjinë e zjarrtë artistike u ngjit në skenën e “Sunny Hill Festival” dhe përveç se e çoi në këmbë publikun, së bashku me Dua Lipën vallëzuan edhe me “Vallen e Rugovës”.

Nata e tretë i preku të gjitha majat e festivaleve me Calvin Harris i cili me muzikën e tij elektronike, elektrizoi gjithë audiencën.

Në videot e plasuara nëpër rrjetet sociale mund të vërehet se adhuruesit e këtij zhanri kishin hyrë në frekuencën e artistit skocez dhe ishin bërë bashkëpunëtorë – sikur të ishin lindur për ta dëgjuar muzikën e tij.

Ani pse për sivjet nuk ishte konfirmuar se do të këndojë në Sunny Hill Festival, Dua Lipa u ngjit në skenën ku adhuruesit e saj dëshironin ta shihnin për ta kënduar hitin “One Kiss” që e kishte realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.

 

View this post on Instagram

 

Edhe pse nuk e konfirmoi, @dualipa kendoi mbreme hitin e saj me @calvinharris 💥💥 Atmosfera ishe e paharruar @sunnyhillfestival

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Lidhur me mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje të madhe kulturore, për klankosova.tv ka folur Alban Kastrati, njëri prej personave që u mor me organizimin e “Sunny Hill Festival”.

“Nuk kemi pasur asnjë pengesë apo parregullsi në festival. Sipas evidencës sonë, nuk ka pasur asnjë problem. Kjo falë mbështetjes së madhe nga Policia e Kosovës në secilin aspekt të sigurisë publike”, është përgjigjur ai.

Kastrati po ashtu ka theksuar se për çdo ditë të këtij festivali janë numëruar mbi 15 mijë pjesëmarrës.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë