“Sunny Hill”, Dua Lipa kërkon liberalizimin për kosovarët (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 06.08.2022 20:23 nga Qendresa Tershana 06.08.2022 20:23 Të rinjtë po i argëton pa masë. Por, festivali Sunny Hill sivjet i ka shtuar vetës edhe një qëllim. Përmes kampanjës “Më lërë të lirë”, këta duan të ndikojnë që kosovarët të lëvizin pa pengesa në Evropë. Një gjë të tillë e kërkoi edhe vetë këngëtarja Dua Lipa, që është organizatore e këtij festivali. Këtë thirrje e mbështeti edhe presidentja Vjosa Osmani, kur shkoi ta vizitonte Sunny Hill-in. Kosova në festivali u promovua edhe nga këngëtari kolumbian J Balvin, që për herë të parë performoi këtu, të premten. Ky ngriti flamurin e Kosovës në skenë para më shumë se 20 mijë personave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë