Sulmuesi plagosi gjyshen e tij para se të shkonte në shkollën fillore - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmuesi plagosi gjyshen e tij para se të shkonte në shkollën fillore

NULL NULL
1 month më parë

I dyshuari, një 18-vjeçar i quajtur Salvador Ramos, dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij përpara se të shkonte në shkollën fillore për të kryer sulmin, ka thënë guvernatori i Teksasit.

Nuk dihet ende se si mund të ketë qenë e lidhur ajo vrasje me të shtënat në shkollën fillore Robb.

Shefi i policisë për Distriktin e Pavarur të Shkollës së Konsoliduar Uvalde, Pete Arrendondo, konfirmoi se i dyshuari ka vepruar i vetëm, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë pikë, hetimet po na tregojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm gjatë këtij krimi të rëndë”, tha ai.