Sulmon shokun e dhomës pasi gjeti peshqirin e ndotur NULL NULL 01/06/2015 01/06/2015 Një njeri nga Florida do të dënohet me burg ose me 100.00 dollarë pasi sulmoi shokun e tij të dhomës me një prerës kutish. Deri te sulmi kishte ardhur pasi sulmuesi, John Herrick kishte gjetur peshqirin jo të pastër në banjon e tyre, raporton Sun-Sentinel.com, transmeton Klan Kosova. 54 vjecari, Herrick u arrestua të enjten natën pasi policia në Cape Coral, Florida, mori një telefonatë nga një fqinj i cili u ankua për një argument të nxehtë mes dy meshkujve. “Unë isha duke shkuar në park dhe kalova pranë shtëpisë se tyre kur pashë grindjen e tyre” tha fqinji Peter Sherwin. “Një djalë mbante një shkop të shumë të madh” vazhdoi ai. Hetuesit thanë se Herrick ishte i dehur kur ai dhe shoku i tij ishin grindur për peshqirin e ndotur në banjon e tyre. Herrick kishte prerë këmbët e shokut të dhomës,i cili u dërgua menjëherë në spital dhe u hospitalizua gjatë natës. Sulmuesi mbetet akoma në burg. klankosova.tv
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 44 minuta më parë