Sulmoi Iranin, Izraeli thërret mijëra ushtarë: Jemi në pikë pa kthim NULL NULL 13.06.2025 04:56 13.06.2025 04:56 Pas sulmeve ndaj Iranit, Izraeli ka thirrur mijëra ushtarë për t’u përgatitur pët atë “që vjen më pas”. Kështu ka deklaruar shefi i Shatbit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, teksa shta se “jemi në pikë pa kthim”. “E kemi nisur këtë operacion sepse ka ardhur koha, jemi në pikë pa kthim. Nuk mund të përballojmë të presim një rast tjetër për të vepruar, nuk kemi zgjidhje tjetër”. “Ngjarjet e fundit dhe të së kaluarës na kanë mësuar se kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, nuk duhet të mbyllim sytë. Duhet të luftojmë për ekzistencën tonë; liria u jepet atyre që janë të gatshëm të luftojnë për të”, tha Zamir, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se Izraeli është “duke thirrur dhjetëra mijëra ushtarë dhe është përgatitur në të gjitha kufijtë”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë për disa ditë, e të cilat i quajti si sulme ndaj “objektivave bërthamore”. Në anën tjetër, Irani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat, ndaluar tubimet teksa tha se po përgatitet për kundërpërgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.