Sulmohet taksi me të cilën po udhëtonte ekipi i REL-it NULL NULL 30.05.2023 17:16 30.05.2023 17:16 Një mjet shpërthyes është hedhur nga një grup i protestuesve serbë, në drejtim të veturës (taksi) në të cilën ishte ekipi i Radio Evropa e Lirë. Sipas ekipit prezent, nuk dihet se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë, mirëpo zhurma ka qenë e madhe, njofton Klan Kosova. Sipas AGK-së, fatmirësisht, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit nuk është lënduar. “Në vazhdën e ndodhive në komunat në veri të vendit, mbi 15 sulme në drejtim të gazetarëve kanë ndodhur vetëm dy ditët e fundit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.