Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet në Serbi një autobus me mërgimtarë nga Kosova

NULL NULL
07.01.2023 23:41

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi.

Të gjithë udhëtarët që ishin në autobus janë mirë dhe nuk ka të lënduar nga ky incident, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga kompania turistike “Fadili Tours”.

“Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi”.

“Disa autobusë janë nisur sot për në Gjermani nuk e dimë saktë se cili prej tyre është sulmuar, por mund të konfirmojmë se vetëm një autobus është sulmuar”.

“Të gjithë udhëtarët janë mirë janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund”, thanë nga kompania për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.