Sulmohet në burg njëri nga të dyshuarit kryesorë për dhunimin e 11-vjeçares NULL NULL 07.09.2022 16:35 07.09.2022 16:35 Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Siç shkruan lajmi, rastin e ka konfirmuar vet avokati i të dyshuarit, Fitim Limani, përcjell klankosova.tv. “Po është e vërtetë që është sulmuar nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kanë intervenuar gardianët dhe tani është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani. Avokati ka bërë të ditur se Rexhepi nuk ka pësuar lëndime nga sulmi i të burgosurve pasi që reagimi i gardianëve ka qenë i menjëhershëm. Gjithashtu Limani pohoi se klienti i tij nuk ka pranuar trajtim mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime nga sulmi. Kujtojmë se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë tashmë janë mbajtur dy protesta duke kërkuar dënime maksimale për rastet e dhunimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 2 orë më parë