Sulmohet me raketa hoteli i përdorur nga qeveria në Jemen NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Një hotel i qytetit të Adenit në Jemen, i përdorur nga kryeministri Khaled Bahah dhe kabineti i tij,është sulmuar , ka sjellë vdekjen e 12 personave. Ndërtesa pas kësaj u përfshi nga flakët, por raportet në media tregojnë se në radhët e pjesëtarëve të qeverisë, nuk ka të lënduar. Hoteli Qasr ishte përdorur si seli e ekzekutivit të Jemenit që kur forcat e koalicionit të udhëhequra prej sauditëve i detyruan rebelët huthi të zbrapsen nga Adeni. Kryengritësit kishin avancuar në qytetin e dytë më të madh të vendit, aq sa në muajin mars e detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi dhe qeverinë të largoheshin drejt Arabisë Saudite./Tch
Kosova Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia tek ne është e veçantë 15 minuta më parë
Kosova Clewlow: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë (VIDEO) 16 minuta më parë