Sulmohet kryetari i fshatit Pozheran, Hashani: S’ka të bëjë me zgjedhjet NULL NULL 09.02.2025 15:55 09.02.2025 15:55 Një incident është shënuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Është raportuar se aty është sulmuar kryetari i fshatit, Ilir Zuka. Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Klan Kosovën se ky rast s’ka të bëjë me zgjedhjet. “Policia dhe prokurori menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si sulm nga ana e prokurorisë. Të dyshuarit po intervistohet në stacionin policor në Viti dhe pas hetimeve do të shihet se cili ka qenë motivi i ngjarjes”, deklaroi Hashani për Klan Kosovën. Hashani theksoi se sulmi ka ndodhur jashtë hapësirës së vendvotimit./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 12 orë më parë