Sulmohet faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, nesër protesta - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohet faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, nesër protesta

NULL NULL
10/11/2015

Sulmohet faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit. Grupi i hakerave “RedAnons_AL” ka mundur që të marrë nën kontroll faqen e ministrisë, duke publikuar një mesazh për të bërë thirrje për marshim.

Mesazhi bën thirrje për protesta masiv të të gjithë studentëve kundër reformës në arsimin e lartë. Të gjithë së bashku nesër, e mërkurë në orën 11:00 te Korpusi për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë në protestën e radhës të studentëve”, thuhet në mesazh.

Duket se grupi i hakerave ka lidhje me lëvizjen “Për Universitetin”, pasi shkruhet se për më shumë informacion mund të merret informacion në faqen e “Facebook”-ut të kësaj lëvizje.

Në mesazh thuhet se të gjithë ata që kanë frikë të marrin pjesë në protestë për shkak se rrezikojnë vendin e punës, mund të shfaqen në marshim me një maskë./Shekulli.al