Sulmohen dy policë në Detroit, njëri vdes NULL NULL 21.11.2019 10:57 21.11.2019 10:57 Një oficer policie në Detroit u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos ndërsa ishin duke kërkuar për një të dyshuar në një shtëpi në perëndim të qytetit. Shefi i policisë James Craig tha se oficeri i vdekur ishte një veteran 18 vjeçar, i cili u qëllua në qafë me një pushkë të fuqisë së lartë. Oficeri tjetër, një veteran tre vjeçar, u qëllua në këmbë. I dyshuari nuk u identifikua, njofton Klan Kosova. Një oficer shtiu në drejtim të dyshuarit duke e plagosur atë. Ai së bashku me oficerin e plagosur u dërguan në një spital aty pranë. Gjendja e të dyve nuk u bë e ditur menjëherë. Craig thotë se i dyshuari kishte hyrë në shtëpi duke kërkuar të dashurën e tij. Sipas Craig, banorët e shtëpisë ishin duke ikur kur arritën oficerët dhe paralajmëruan se i dyshuari brenda ishte i armatosur. Oficerët që hynë në shtëpi për të kërkuar të dyshuarin u qëlluan derisa po zbrisnin shkallët nga kati i dytë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025