14:24, 15 Mars 2019

Në xhaminë Lakemba e cila ndodhet në jug-perëndim të Sidnejt të Australisë, më shumë se 1000 myslimanë thuhet se u lutën për viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re. Dhjetëra policë rrethuan xhaminë para fillimit të namazit për të siguruar vendin për të gjithë, transmeton Klan Kosova.

Sipas Daily Mail, lutjet vijnë vetëm disa orë pas sulmit terrorist në xhamitë Christchurch.

Një drejtues në xhaminë Lakemba gjatë lutjeve të mbrëmjes tha se ata që morën pjesë në lutjet e së premtes në Christchurch ishin njerëzit më të pafajshëm, por u vunë në shënjestër nga i riu.

“Cili është krimi që po bëjnë? Asgjë, “tha ai, duke ndjekur lutjet.

“Njerëzit janë shumë ekstremist në mendimin e tyre. Ata duan hakmarrje nga asgjëja. Ata mendojnë se duke bërë diçka të tillë është hakmarrja”.

Ai paralajmëroi ata që morën pjesë në lutje që të mos kishin frikë.

“Ne kemi nevojë për qeverinë tonë për të ndërmarrë disa veprime. Duhet t’i shohim politikanët dhe policët tanë të bëjnë punën e tyre në një mënyrë të mirë. Ne i vëmë duart tona me politikanët tanë, veçanërisht me ato të mira, “tha ai.

‘Ky është një akt terrori që u drejtohet muslimanëve në kohën e lutjeve të tyre. ‘Nuk do t’i mbyllim dyert e xhamive tona dhe do të vazhdojmë lutjet tona të përditshme. Ne do të qëndrojmë në solidaritet. , tha gjatë fjalimit të tij drejtuesi i kësaj xhamie.

Të pranishëm në këtë xhami ishin shumë politikanë të cilët shprehën respektin e tyre.

 

Departamenti i Policisë së New York-ut, ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se ka dërguar oficerë shtesë në xhami.

“NYPD është e angazhuar për sigurinë e të gjitha shtëpive të adhurimit dhe lirinë për të praktikuar lirisht fenë tuaj pa asnjë frikë”, shkruan në Twitter NYPD.

 

Po ashtu edhe muslimanët në Bangladesh dënuan sulmet me një protestë në kryeqytet, Dhaka.

Ndërsa muslimanët në Mumbai mbanin postera që dënonin sulmin.

 

Edhe në Karaç të Pakistanit qytetarët dolën në rrugë.

Në Zelandën e Re,shumë  lule u vendosën jashtë xhamisë në kryeqytet, Wellington.

Konkurs Pune

Lexo më shumë