Sulmi ndaj turistëve spanjollë, Rama: Shkeli mbi kodin e mikpritjes, na turpëroi NULL NULL 17/08/2019 17/08/2019 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e një dite më parë në Borsh ku u sulmuan nga pronari i një lokali një grup turistësh spanjollë. Rama ka postuar edhe videon në facebook ku ministri Klosi takon turistët, ndërsa shkruan se “barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve”. Statusi i Ramës Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve? Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë. Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë./top channel/
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022