Sulmi ndaj portierit në Gjilan, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Pas incidentit të sotëm në stadiumin e Gjilanit, ku u sulmua fizikisht, Stivi Frashëri, portier i skuadrës suharekase, FC Ballkani, nesër pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Sportit, përmes një reagimi në të cilin dënon ashpër këtë sulm, ndërsa portierit nga klubi suharekas, i urojnë shërim të shpejtë, përcjell Klankosova.tv. ”Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit. Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Sportit.
Kosova Sveçla nga Brukseli: KE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave 30.06.2022 21: 10
Video Lajme Hajni e vjedh kombin pa ndonjë frikë të madhe - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 10