Sulmi ndaj Milot Hasimes më i rëndi NULL NULL 03.05.2015 15:07 03.05.2015 15:07 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë organizoi një aksioni simbolik me moton “Fol mos u tut” ku me mikrofon u përmendën emrat e të gjithë gazetarëve të sulmuar në krye të detyrës në Kosovë. Prej 24 rasteve të sulmeve që janë paraqitur në aktivitet, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani si një nga më të rëndit e ka cilësuar sulmin ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja. Shabani ka thënë më tej se qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve lidhur me atë se sa shumë po kërcënohen gazetarët e Kosovës dhe se ky fenomen duhet të ndalohet nga mekanizmat kompetentë. E në krahasim me vitet tjera, Shabani ka deklaruar se sipas raportit ndërkombëtar të Freedom House, liria e shprehjes në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023