Sulmi mbi uzinat saudite të naftës, Trump thotë se nuk dëshiron luftë me Iranin NULL NULL 17.09.2019 08:39 17.09.2019 08:39 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ka shumë gjasë që Irani qëndron prapa sulmeve me dronë mbi uzinat e naftës të Arabisë Saudite. Sidoqoftë ai ka thënë se nuk dëshiron luftë, pavarësisht se sulmet ndikuan në ngritjen e çmimit të naftës dhe në rritjen e frikës për një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Unë nuk do të dëshiroja luftë. Ne kemi shumë opsione, por tani nuk do t’i përdorim ato. Ne duam ta gjejmë përfundimisht se kush e kreu sulmin”, ka thënë Trump. Ndërsa Qeveria iraniane i ka mohuar të gjitha akuzat se qëndron prapa sulmeve të kryera në Arabinë Saudite. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Prodhimi i naftës në Arabinë Saudite zvogëlohet nga sulmet e grupit Houthi klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 8 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 18 minuta më parë