Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, projektrezolutë kundër Iranit në Kongresin Amerikan NULL NULL 07.10.2022 22:35 07.10.2022 22:35 Në Kongresin Amerikan është iniciuar një projektrezolutë për të dënuar me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërinë. Kështu raporton “Zëri i Amerikës”, që bën me dije se dokumenti është dorëzuar në Dhomën e Përfaqësuesve nga bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare. “Irani në mënyrë metodike u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar Shqipërinë nëse nuk frenohet”, thotë ligjvënësi nga Nju Jorku, Ritchie Torres. Projektrezoluta, tekstin e së cilës e ka parë Zëri i Amerikës, inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike. /a2news *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 36 minuta më parë