Sulmi i mbrëmshëm në veri, dënohet edhe nga ministria e Jashtme e Francës NULL NULL 30.11.2024 18:32 30.11.2024 18:32 Foto ilustruese Ministria e Jashtme e Francës ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku u dëmtua infrastruktura kritike e vendit. Përmes një njoftimi në faqen e kësaj ministrie, thuhet se Franca shpreh solidaritet me Kosovën, ndërsa shpreh edhe gatishmëri për të ofruar ndihmë, transmeton Klankosova.tv. “Franca dënon sulmin në një infrastrukturë kritike në Kosovë që ndodhi të premten në mbrëmje. Ky sulm mund të kishte pasoja të konsiderueshme, veçanërisht në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie. Franca kërkon që të hidhet dritë mbi këtë sulm e autorët e aktit të dalin para drejtësisë. “Franca mirëpret reagimin e shpejtë dhe efektiv të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe koordinimin e mirë ndërmjet këtyre misioneve ndërkombëtare dhe Kosovës”. Gjatë ditës, këtë akt kriminal e ka dënuar edhe ambasada e Francës në Kosovë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 8 minuta më parë
Kosova “Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri 6 orë më parë