Sulmi brutal ndaj 30 vjeçarit të komunitetit rom: Rastet e tilla nuk janë të izoluara NULL NULL 17.06.2025 13:54 17.06.2025 13:54 Rrjeti i Organizatave Joqeveritare për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik, ka reaguar pas rrahjes brutale të 30-vjeçarit M.M. Ngjarja e rëndë ndodhi në Prizren më 9 qershor. Në reagimin e tyre këto organizata shpresin shqetësimin e thellë dhe siç thonë për sulmin ç’njerezor ndaj anëtarit të komunitetit rom. “U sulmua në mënyrë të tmerrshme teksa po shkonte në punë për të siguruar jetesën për familjen e tij”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv. Tutje në reagim thuhet, se ky akt dhune është jo vetëm një sulm ndaj një individi të pafajshëm, por edhe një tregues i qartë i përjashtimit, diskriminimit dhe pasigurisë me të cilën përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptin në Kosovë. “Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të izoluara. Ato janë pasojë e një fryme të vazhdueshme të mungesës së barazisë, ndërgjegjësimit institucional dhe tolerancës ndaj diskriminimit etnik”, thuhet tutje në reagim transmeton Klankosova.tv. “E drejta për jetesë dinjitoze, liri dhe siguri janë të garantuara për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie apo përkatësie tjetër. Në këtë drejtim, ne i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të garantojnë se drejtësia do të vihet në vend pa vonesë dhe pa përjashtim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtyre organizatave. Ngjarja në fjalë është një thirrje e fortë për reflektim të thellë si shoqëri. Dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shtet që synon barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e vet. Në emër të solidaritetit njerëzor, ne i urojmë viktimës shërim të shpejtë dhe qëndrojmë pranë tij dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë. Rrjeti ynë mbetet i përkushtuar në luftën për një shoqëri të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt për të gjithë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.