Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi amerikan: Perëndimorët përkrahin Trumpin (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2025 20:24

Zgjidhjen diplomatike e hodhën poshtë.

Irani mbylli dyert ndaj ndonjë dialogu diplomatik me Izraelin e SHBA-në në pretekstin se do të vetëmbrohet ndaj sulmeve të tyre.

Liderët botëror pro-perëndimor kërkojnë negociata e jo sulme, teksa ka edhe të tillë që duan luftë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer të dielën tha se po bisedon me liderët ndërkombëtar për pushuar këto tensione.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Nowl Barrot theksoi se Franca i kishte vërejtur sulmet e SHBA-së gjatë natës me shqetësim pasi Iranit nuk i zihet besë arma bërthamore.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius tha se kabineti gjerman u mblodh për tu konsultuar ngushtë me partnerët e tyre në BE dhe SHBA për një gjetur zgjidhje diplomatike.

Teksa edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen qëndron pranë parimeve të liderëve evropian për negociata paqësore.

Edhe kryeministri kanadez Mark Carney Ai u bëri thirrje palëve të dalin nga kriza pa sulme.

Ministria e jashtme e Turqisë pohoi se ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e konfliktit, të shkaktuar nga agresioni izraelit dhe se sulmi amerikan e ka ngritur këtë rrezik në nivelin më të lartë.

Ministria e jashtme e Rusisë  njoftoi se e dënon fuqimisht sulmet amerikane, duke i quajtur ato një vendim të papërgjegjshëm që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare.

Edhe ka të njejtin qëndrim dënon sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe objekteve bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Teksa Pakistani  pohon të njëjtën duke i dalur zot Iranit që sipas tyre ka të drejtën për tu vetëmbrojtur.

Kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba tha se një ulje e tensioneve sa më shpejt të jetë e mundur është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër por se në të njëjtën kohë, zhvillimi i armëve bërthamore të Iranit duhet të ndalet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.