7:37, 15 Tetor 2019

SHBA ka sanksionuar dy ministri turke dhe tre zyrtarë të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake të vendit në veri të Sirisë.

Presidenti Donald Trump telefonoi gjithashtu homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm, ka thënë Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, njofton Klan Kosova

Pence tha që Trump ka gjasa të udhëtojë në rajon “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ushtria e Sirisë më herët hyri në zonat në veri-lindje. Kjo mund të rezultojë në një konfrontim me forcat e udhëhequra nga Turqia, thuhet në raportin e mediave të huaja, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë