Sulmet në Paris: Kërkime masive për Salah Abdeslam-in dhe bashkëpunëtorët e tij NULL NULL 16/11/2015 16/11/2015 Një kërkim masiv është duke u zhvilluar për anëtarët e mbijetuar dhe bashkëpunëtorët e grupit islamik që vrau 129 persona mbrëmjen e së premtes në Paris. Policia ka identifikuar 26 vjeçarin Abdeslam Shelahu, të lindur në Bruksel si të dyshuarin kryesor. Ai thuhet se u ndalua nga oficerët në vazhdën e sulmeve – por pastaj u la të shkojë. Ndërkohë, avionët franceze kanë sulmuar qytetin e fortifikuar sirian të Shtetit Islamik. Raportet e fundit nga Franca thonë se në kuadër të hetimeve janë kryer bastisje në periferi të Parisit, Bobigny. Bastisje pati edhe në Jeumont, afër kufirit francez me Belgjikën, në qytetin jugor të Grenoble si dhe në Toulouse – por është e paqartë nëse ato janë të lidhura me sulmet e Parisit. Grupi i Shtetit Islamik ka thënë se qëndron prapa sulmeve të së premtes me armë dhe bomba që ndodhën në bare dhe restorante, në një sallë koncertesh si dhe Stade de France, stadiumin kryesor sportiv të vendit. Shtatë sulmuesit vdiqën gjatë sulmit në kryeqytetin francez, shumica prej tyre pas shpërthimeve vetëvrasëse, raporton BBC, përcjellë Klan Koasova.