Sulmet në Paris: Dhjetëra të arrestuar gjatë bastisjeve anembanë Francës NULL NULL 16/11/2015 16/11/2015 23 persona janë arrestuar dhe me qindra armë janë konfiskuar në një seri bastisjesh në kërkim të militantëve të dyshuar islamikë që po realizohen në të gjithë Francën, thonë zyrtarët. Ky aksion pason sulme të shumta në bare, restorante një sallë koncertesh dhe stadiumit në Paris të premten, ku u vranë 129 persona. Një operacion policor është duke u zhvilluar në Bruksel, me raportimet se një i dyshuar është arrestuar. Kryeministri francez Manuel Valls tha se sulmet janë organizuar nga Siria. Ai shtoi se autoritetet besonin se sulme të reja terroriste janë duke u planifikuar në Francë dhe në vende të tjera evropiane. Ndërkohë, dihen edhe emrat e dy sulmuesve në Paris së bashku me emrat e pesë të tjerëve që tashmë janë identifikuar. Njëri është konfirmuar se ka hyrë në Greqi si emigrant në fillim të këtij viti, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.