Sulmet në Paris: Anonymous i shpallë luftë ISIS-it - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet në Paris: Anonymous i shpallë luftë ISIS-it

NULL NULL
16/11/2015

Hakerat e grupit Anonymous kanë lëshuar një video ku thonë se “do të vihen në kërkim” të Shtetit Islamik pas sulmeve të së premtes në Paris.

Anonymous janë të njohur për sulmet e tyre kiberneitke kundër organizatave terroriste shkruan The Telegraph, njofton Klan Kosova.

Ata deri më tani kanë rrëzuar 149 sajte të ISIS-it, kanë ç’bllokuar 101,000 llogari në Twitter dhe kanë mbyllur më shumë se 5900 video propaganduese të terroristëve.

Në video njëri nga anëtarët e grupit thonë se “ju duhet ta dini se do t’ju gjejmë dhe nuk do të iu lejojmë të ikni”.

“Kundër jush do të lëshojmë sulmin më të madh kibernetik të parë ndonjëherë.

“Priteni sulmin masiv. Kjo është shpallje lufte. Bëhuni gati. Njerëzit e Francës janë më të fortë se ju dhe nga kjo tragjedi do të dalin edhe më të fuqishëm”.