Sulmet në Francë lanë shumë viktima NULL NULL 14/11/2015 14/11/2015 Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka përforcuar kufijtë e saj pas sulmeve që ndodhën mbrëmë në Paris ku mbetën të vrarë mbi 120 veta, shkruan BBC. Fillimisht është raportuar se janë vrarë 80 veta në sallën e koncerteve në Bataclan dhe që dhjetëra të tjerë janë marrë peng. Njerëzit u vranë në restorante dhe bare, ndërsa më vonë u tha që të tetë sulmuesit ishin vrarë, pas ndërhyrjes së policisë. Edhe pse ata u vranë për bashkëpunëtorët e tyre nuk dihej sepse sulmet po ndodhnin një pas një. Autoritetet franceze kanë kërkuar që banorët të mos dalin nga ambientet e mbyllura, në mënyrë që të shmangnin rritjen e numrit të viktimave. Ndërsa sipas dëshmitarëve sulmuesit kanë shprehur përkrahje për shtetin islamik, transmeton Klan Kosova.
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 18 minuta më parë