Sulmet më të rënda ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës ndodhën këtë muaj NULL NULL 30.06.2025 17:17 30.06.2025 17:17 Sulmi ajror i Rusisë ndaj Ukrainës dy netë më parë ishte më i madhi i luftës deri më tani, thotë forca ajrore ukrainase. Bëhet e ditur se Moska lëshoi 537 dronë dhe raketa drejt Ukrainës të shtunën në mbrëmje dhe deri dje në mëngjes, derisa forcat ajrore rrëzuan 475 prej tyre. “Sulmi rus vazhdoi për më shumë se gjashtë orë”, thanë zyrtarët ukrainas, raporton Sky News. Dronët dhe raketat shënjestruan shtatë rajone, duke plagosur shumë njerëz dhe duke shkatërruar ndërtesa banimi. Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia ka rritur shkallën e sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës gjatë muajve të fundit. Në fakt, të gjitha sulmet më të mëdha me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndodhur muajin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aktgjykimi i Kushtetueses, Paçarizi: Dispozitivi është i paqartë, Gjykatat s’janë për interpretime morale 2 minuta më parë
Kosova “Regjimi me hundë të bardhë”- Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë (VIDEO) 16 minuta më parë