Sulm vdekjeprurës me raketa në një shkollë në Donetsk NULL NULL 13.03.2023 16:30 13.03.2023 16:30 Forcat ruse kanë gjuajtur dy raketa në një shkollë në Avdiivka të Donetskut, ka njoftuar Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas. Yermak tha se një banor vendas vdiq në sulm, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme. Forcat ruse kanë vazhduar me operacionet e tyre sulmuese në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtar, në rajonin e Donetskut, prej muajsh, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Ata duket se synojnë të kapin të gjithë rajonin industrial të Donbasit të Ukrainës, i cili përbëhet nga zona e Donetsk dhe Luhansk. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months