Lajmet e fundit

Të paktën 27 persona janë vrarë dhe afro 400 të tjerë janë evakuuar pas një sulmi rus me dronë në një depo pranë Kievit, që shkaktoi zjarr dhe një seri shpërthimesh.
Guvernatori rajonal Tymur Tkachenko ka bërë të ditur se 42 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në sulmin në distriktin e Buchas.
Në vendngjarje po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse në depo ruheshin municione, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, një 14-vjeçar është vrarë në një sulm tjetër në distriktin e Borispilit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka thënë se në zonën e goditur janë angazhuar mbi 300 pjesëtarë të ekipeve emergjente.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmi kishte në shënjestër një “depo municionesh” në rajonin e Kievit, ku, sipas saj, ruheshin komponentë dhe përforcues për dronët me rreze të gjatë FP-1 dhe FP-2.