Sulm në Washington – dy të vdekur dhe dy të plagosur NULL NULL 12.07.2020 09:02 12.07.2020 09:02 Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulmi që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington. Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 07:30. “Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN. ‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett. Fire units on scene with @BvuePD of a mass casualty incident. Police will be providing updates. pic.twitter.com/3Iaql0DtcG — Bellevue Fire Dept (@BvueFD) July 12, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 12 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 45 minuta më parë