Sulm në një xhami të Pakistanit, 14 persona vriten duke e falë namazin NULL NULL 10.01.2020 18:57 10.01.2020 18:57 Të paktën 14 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në një xhami gjatë namazit të akshamit në qytetin Quetta të Pakistanit. “Aktualisht kemi 20 të plagosur dhe 14 njerëz u vranë”. tha Waseem Baig, zëdhënës i spitalit kryesor qeveritar të qytetit, ku viktimat u trajtuan të premten, njofton Klan Kosova. “Tetë persona janë lënduar dhe janë në gjendje kritike”. Një zyrtar i lartë i policisë, Amanullah, u duk se ishte shënjestra e bombardimeve dhe u vra në sulm, tha zyrtari i policisë Ali Muhamed. “Ne shkuam për t’u falur, kur ishim duke e përkulur kokën … pati një shpërthim të papritur”, tha Azmatullah, një i mbijetuar nga sulmi, për Al Jazeera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 13 minuta më parë