Sulm në një bazë të ushtrisë së Nigerisë: 73 ushtarë të vrarë NULL NULL 12.12.2019 07:25 12.12.2019 07:25 Militantët kanë vrarë të paktën 73 ushtarë në një sulm ndaj një baze ushtarake në perëndim të Nigerisë, deklaron ushtria e këtij shteti. Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën në sulmin e së martës në Inates, i cili konsiderohet si më vdekjeprurësi pas disa vjetëve, transmeton Klan Kosova. Ministri i mbrojtjes i Nigerit Issoufou Katambe i tha BBC-së “një numër i madh i terroristëve” ishin “neutralizuar”. Asnjë grup terrorist nuk ka thënë se ishte pas vrasjeve, por luftëtarët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Boko Haram me qendër në Nigeri janë aktivë në këtë zonë, shkruan BBC. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 22 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 56 minuta më parë