10:02, 25 Mars 2020

Forcat afgane të sigurisë janë duke u përballur me militantët që e sulmuan një tempull fetar të minoritetit Sikh në qendër të Kabulit.

Sulmues vetëvrasës me bomba dhe njerëz të armatosur kanë sulmuar tempullin në zonën Shorbazar rreth orës 07:45, derisa 150 persona ishin brenda duke bërë lutjet e tyre.

Numri i viktimave nuk dihet akoma, por disa prej personave që ishin brenda kanë arritur të shpëtojnë, transmeton Klan Kosova.

Dy vjet më parë, ISIS sulmoi në një grumbullim të Sikh në Afganistan ku 19 persona mbetën të vdekur.

Grupi kryesor i militantëve në vend, talibanët, e kanë mohuar përfshirjen e tyre në sulmin e të mërkurës.

Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna të armëve nga zona e tempullit, e cila është e mbyllur nga forcat speciale afgane.

Konkurs Pune

Lexo më shumë