Sukubinë: Kushërinjtë thonë se Kurti s’tradhton (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.03.2023 20:33 nga Flamur Gajtani 20.03.2023 20:33 Dakordimi i arritur mes Kosovës e Serbisë në Ohër të shtunën e shkuar, u komentua si arritje pozitive por disa e pane edhe negative. E është dikush që nuk e ka as më të voglin dyshim për atë se çka u pajtua Albin Kurti më 18 mars. Ata janë banorët e Sukobinës së Ulqinit, prej ku ka prejardhjen kryeministri kosovar. Një tjetër sukobinas që liderin e Vetëvendosjes e njeh familjarisht, nuk e beson e nuk e sheh me vend krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky mohon se bashkëfshatari i tyre ndërroi çasje këto dy vjet në pushtet, teksa ia ban gajlen që ai nuk po ka përkrahjen e opozitës në dialog. Qeverisjes së Kurtit, këta vlerësojnë se i pa veç hajr shteti i Kosovës. Si vend kufitar me Shqipërinë, Sukobina është krenare që një bir që ka rrënjët në ketë anë po drejton shtetin më të ri në Evropë.