Suksesi i ''Home'' në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suksesi i ”Home” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (VIDEO)

NULL NULL
01/03/2017

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në sesionin e fundit të mbajtur në OKB në lidhje me raportin për Kosovën, ka përmendur dhe sukseset e filmit ‘’Home’’.

Sipas tij ‘’Home’’ është një shembull për zhvillimin pozitiv dhe progresiv të shtetit të Kosovës.

Nën prezencën e diplomatëve më të lartë botëror, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha:

‘’Unë do të doja të theksoj suksesin e filmit britaniko-kosovar Home i cili fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në Akademinë Britanike të Filmit Telivizionit dhe Artit (BAFTA), i pari për Kosovën. Pas nominimit të filmit ‘Shok’ në Oscar vitin e kaluar, është e qartë se sektori kulturor i Kosovës po forcohet nga viti në vit’’ , shkruan DokuFest, përcjellë Klan Kosova.