Sukses i padiskutushëm, “Havera” e Dionës arrin 5 milionë klikime NULL NULL 13.03.2018 20:10 13.03.2018 20:10 Vitin e kaluar, Diona Fona debutoi me këngën “Havera” duke bërë për vete që në fillim shumë njerëz të cilët sot janë fansa të mëdhenj të saj, njofton Klan Kosova. Ky projekt, tashmë ka mbledhur mbi pesë milionë klikime në youtube dhe numëron shumë pëlqime e komente pozitive pikërisht në këtë kanal. Këtij lajmi iu gëzua edhe vetë këngëtarja e cila postoi një fotografi të shkëputur nga klipi për të ndarë emocionet e saj dhe për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. Diona ka vazhduar edhe më tej me këngë të cilat poashtu kanë qenë të suksesshëm sikurse “Havera”. Projekti i fundit që artistja ka publikuar është balada me titull “Ikim” e punuar nga Florent Boshnjaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.