Suharekë: Goditi katër persona me veturë, arrestohet NULL NULL 13.01.2023 10:53 13.01.2023 10:53 Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nga pakujdesia në Suharekë ka godit katër këmbësorë. Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.