Suhareka po themelon teatrin e saj NULL NULL 20.05.2020 18:41 20.05.2020 18:41 Themelimi i Teatrit të Qytetit të Suharekës tashmë ka marrë përkrahjen e nevojshme dhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal te Suharekës, me 21 vota pro dhe 4 abstenime u votua vendimi për themelimin e Teatrit të Qytetit të Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka përkrahur këtë iniciativë të artistëve, pasi që do ta ringjallte jetën teatrore në qytet. “Suhareka e ka një traditë teatrore dhe ne si komunë po provojmë që ta themelojmë një teatër në bazë të ligjit të ri për teatrot. Do të mundohemi që t’u krijojmë artistëve disa kushte të favorshme. Kemi njerëz që janë profesionistë për atë punë dhe do të themelojmë atë dhe me qenë aktiv”, ka theksuar Muharremaj. Pati debate rreth procedurave, mirëpo thuajse unanimisht ekzistonte vullneti nga asamblistët e të gjitha subjekteve politike për themelimin e teatrit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë